57-vjeçarja gjendet e vdekur afër xhamisë në Ferizaj

Një vdekje e dyshimtë është raportuar të ketë ndodhur sot në Ferizaj.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se në afërsi të xhamisë së këtij qyteti, një 57-vjeçare është gjendur pa shenja jete, shkruan Fokusi.info.

Njësitë policore, siç bëhet e ditur kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë rastin.

“Mund të konfirmojmë që një person i gjinisë femërore është gjetur në qytet, në afërsi të xhamisë, pa shenja jete, është e lindur në vitin 1964. Njësitë përkatëse janë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe emergjenca”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.