5,795 raste aktive me coronavirus në Kosovë, paralajmërohet lehtësim i masave

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 54.261 raste nga 200.093 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.387 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 431 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 47.079 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.795.

Ndërsa, një ditë më parë ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka paralajmëruar për lehtësimin e masave.

“Në takimin e sotëm me Bordin Këshillëdhënës, kemi diskutuar për situatën epidemiologjike, duke parë mundësinë e lehtësimit të disa masave që janë në fuqi. Masat lehtësuese, do të jenë vlerësim për respektimin e masave nga qytetarët”, tha ai.