6,1 ballë/ Tërmeti më i fuqishëm për ditën e sotme

Një tërmet i fuqishëm ka goditur jugun e Filipineve sot, teksa lëkundjet ishin me magnitudë 6,1 ballë të shkallës Rihter.

Sipas mediave të huaja, epiqendra e këtij tërmeti ka qenë në Mindanao. Sipas Institutit Filipin të Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë, lëkundjet kanë qenë më të fortat që janë ndjerë për ditën e sotme në të gjithë botën.

Dridhja e parë tektonike u ndje afërsisht 118 kilometra në juglindje të qytetit të Jose Abad Santos në Davao Occidental me një thellësi 20 km. Ndërkohë deri më tani nuk raportohen dëme dhe të lënduar.