Në disa lagje të Prishtinës banorët po i paguajnë parkingjet dhe s’kanë vend

Problemin me parking të komunës e kanë disa nga lagjet më të mëdha të Prishtinës, banorët po paguajnë por s’kanë vend.

Kjo është mënyra se si po e siguron parkingun. Kjo pasi që ky banor sikurse edhe shumë të tjerë kanë vështirësi për të parkuar veturën në lagjet ku jetojnë.

Ani pse pagesat po i bëjnë çdo muaj banorët në lagjen Lakrishtë veprimet e kompanisë “Prishtina Parking” po i cilësojnë aspak efektive dhe të paligjshme.

“ Është shumë problem për arsye se Prishtina Parkingu nuk ka të drejtë me pasë qasje në parking,, ky parking ju takon banorve e jo prishtina parkingut”, tha Xhevdet Potera, banor i lagjes Lakrishte në Prishtinë

Edhe Feriz Gjikolli shprehet i pakënaqur me shërbimet e kësaj ndërmarrje publike.

“ Unë jam vet i pajtimit që ne duhet të paguajmë, por duhet të kemi parkingun e siguruar.”

I njëjti problem po vazhdon të jetë edhe në lagjet tjera.

Në lagjen Dardania në kryeqytet përveç mungesës së hapësirave për parking banorët po ankohen edhe për moskontrollin e kompanisë që ata paguajnë.

Oliver Sedaj, banor në lagjen Dardania në Prishtinë thotw se paradite nuk ka kontroll fare.

Gjylysh Dauti, banor në lagjen Dardania në Prishtinë tha se shkelje më të madhe s’ka.

Pak metra më lart, në rrugën Robert Doll situata është më e mirë.

Mirëpo siç duket një pjesë e kësaj lagje kanë rregulluar këtë problem.

“Kemi pasë shumë telashe na banorët ktu, se vijshin nga gjitha ant edhe u parkojshin na zijshin parkingun ton”, thaAvdi Tmava, banor në rrugën Robert Doll, Prishtinë.

Gjatë ditës televizioni ka tentuar të marrë një përgjigje nga zyrtarët kompania “Prishtina Parking” por këta të fundit nuk kanë kthyer përgjigjje.

Indeksonline