700 lindje më pak të fëmijëve në vitin e kaluar në Kosovë

Kosova njihet si një ndër vendet me popullatën më të re.

Gjithashtu shqiptarët çdoherë janë përmendur për një natalitet të rritur, ku shumica e familjeve kanë zgjedhur që të kenë më shumë se dy fëmijë, duke e bërë kështu numrin e popullatës edhe më të rritur.

Drejtori i Klinikës Obstetrike Gjinekologjike, Jakup Ismajli ka folur edhe për numrin e lindjeve të realizuara në këtë klinik gjatë vitit 2020.

Ai tha se për shkak të pandemisë në këtë klinik vitin që shkoi janë kryer rreth 700 lindje më pak.

“Në vitin 2020 kemi pasur rreth 8 mijë e 800 lindje, 3 mijë e 120 janë kryer me prerje cezariane, kurse pjesa tjerë janë kryer me lindje normale. Vërehet një rënie diku kemi pasur 600-700 lindje më pak mirëpo kemi pasur parasysh se për shkak të volumit të madh, një numër i madh i pacienteve disa që kanë pasur sigurime shëndetësore, lindje kanë kryer në spitale private por edhe disa lindje janë ndalur në spitale”, theksoi ai.