75 vjetori i Çlirimit të Shqipërisë/ Homazhet e krerëve të lartë të shtetit

Në atmosferën e zymtë e të trishtë që ka pllakosur vendin për shkak të tërmetit tragjik të 26 nëntorit, është zhvilluar ceremonia e homazheve në përkujtim të 75 vjetorit të çlirmit të vendit.

Presidenti Ilir Meta, kryeministri i vendit Edi Rama si dhe drejtues të tjerë të lartë, kanë vendosur kurora me lule pranë monumentit nënë Shqipëri në ‘varrezat e dëshmorëve’ të kombit në nderim të të rënëve gjatë luftës së dytë botërore.

Festat kombëtare të 28 dhe 29 nëntorit këtë vit kanë përkuar me ditët e vështira që po kalon vendi për shkak të tërmetit shkatërrimtar ku deri tani kanë humbur jetën 49 persona, mbi 700 kanë marrë trajtime për shkak të lëndimeve, e shumë të tjerë kanë mbetur të pastrehe për shkak të shkatërrimit të banesave.

Top Channel