Shpërthen Vullkani Shindake në Japoni

Një shpërthim ka ndodhur në Vullanin Shindake që gjendet në ishullin Kuchinoerabu-jima në jug të Japonisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia Meteorologjike e Japonisë njoftoi se vullkani, i cili gjendet 130 kilometra në jugt të qytetit Kagoshima, është aktivizuar me shpërthimin e fundit, raportoi agjencia japoneze e lajmeve Kyodo.

Pas shpërthimit, hiri dhe tymi janë ngritur deri në 7.000 metra lartësi, ndërsa lava dhe shkëmbinjtë vullkanikë janë përhapur në një distancë prej 900 metrash.

Aktivitet vullkanik në Shindake për herë të fundit është regjistruar më 29 janar të vitit të kaluar.

Në Ishullin Kuchinoerabu-jima me sipërfaqe prej 36 kilometrash katrorë banojnë rreth 100 persona.