756 profesionistë shëndetësor të infektuar me koronavirus

Në Kosovë aktualisht janë të infektuar 756 profesionistë shëndetësror me koronavirus.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, i cili ka publikuar një fotografi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook. Deri më tani në Kosovë kanë ndërruar jetë tre mjekë të cilët ishin të prekur me koronavirus.

Kosova ka gjithsej 7137 raste me Covid-19 të konfirmuara, ku 3 mijë e 86 raste aktive. Prej tyre 3874 persona janë shëruar ndërsa 177 kanë ndërruar jetë, shkruan Gazeta Metro.

Nga e hëna e klaur deri më sot, shtatë ditë më pas në Kosovë kanë vdekur 38 pacientë nga koronavirusi. Pacientë këta që kanë pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese.

Vetëm dje, që nga mëngjesi kanë vdekur tre pacientë me Covid-19 dhe sëmundje tjera shoqëruese. Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur betejën 8 persona.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 121 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3.874 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.086.

Numri total i rasteve pozitive në vend është 7.137 raste nga 34.316 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 177 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Deri tash në gjithë Kosovën me COVID-19 jam më shumë se 7 mijë persona, prej të cilëve 3700 janë shëruar.

Në gjashtë ditët e fundit janë më shumë se 1 mijë persona që janë diagnostiku me koronë. Një ditë më parë dolën 237 raste, të premten 213 raste pozitive, të enjten 181 raste.

Në gjithë botën janë më shumë se 16 milionë pacientë me Covid-19, janë shëruar mbi 9 milion kurse kanë vdekur 644 mijë nga koronavirusi.