8 mijë e 544 raste aktive me COVID-19 në vend

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë edhe 8 mijë e 544 raste janë aktive me koronavirus në vend.

Që nga fillimi i pandemisë e deri tani 116 mijë e 987 persona janë prekur nga ky virus, 106 mijë e 157 janë shëruar dhe 2 mijë e 286 persona kanë vdekur.

Gjatë 24 orëve të kaluara Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka raportuar 740 raste të reja, dy viktima dhe 48 pacientë të shëruar.