Natyra Kuçi ironizon me Kurtin: Ai nuk debaton, ai predikon

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi ka hedhur sërish kritika të ashpra ndaj liderit të VV-së, Albin Kurti për refuzimin e këtij të fundit për t’u përballur në debat me kundërshtarët e tij politik të cilët janë kandidatë për kryeministra.

Me anë të një postimi në Facebook, Kuçi këtë sjellje të Kurtit e ka quajtur arrogancë, duke shtuar se ai ka për qëllim poshtërimin e kundërshtarit si instrument politik.

Madje ka thënë se Kurti duke mos debatuar e luan edhe rolin e predikuesit.

Postimi i plotë:

Arroganca e Kurtit sapo ka filluar. Ai ka instrument ndaj kundështarit poshtërimin. Dëshira për të qenë i pari dhe i pakrahasueshëm me tjerët dhe cilësimi i votës për të si vullnet absolut i popullit përmes “referendumit”, nderron kuptimin e zgjedhjeve. Mosballafaqimi në debate e ka këtë funksion. I pari nuk debaton, ai predikon.