8 mijë e 841 raste aktive me COVID-19 në vend

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se aktualisht në vend janë 8 mijë e 841 persona me virusin COVID-19 aktiv.

Që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 105 mijë e 188 persona teksa kanë humbur jetën 2 mijë e 173 pacientë.

Po ashtu nga ky virus deri tani janë shëruar 94 mijë e 174 pacientë.

Gjatë 24 orëve të kaluara u regjistruan 202 raste të reja, 11 viktima dhe 646 pacientë të shëruar.