8 raste të reja me Covid-19 në Obiliq, vjen reagimi i Gashit

Gjatë ditës së sotme, në laboratorin e IKSHPK-së, është bërë testimi i listës së personave të kontaktit nga të infektuarit në Milloshevë, nga rezultatet e dalura kemi tetë raste të reja pozitiv me Covid-19, raste kontakti me familjarët e tyre të cilët janë në vetizolim.

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ju ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë rekomandimet e IKSHPK-së, të shtojnë kujdesin në mënyrë që të dalim fitues në betejën me Covid-19.

Shkrimi i plotë i Gashi:

“Të nderuar qytetarë,

Sot, në laboratorin e IKSHPK-së, është testuar lista e personave të kontaktit nga të infektuarit në fshatin Milloshevë dhe nga rezultatet e dalura kemi 8 raste të reja pozitiv me Covid-19, raste kontakti me familjarët e tyre, të cilët janë në vetizolim.

Ju lutem respektoni rekomandimet e dalura nga IKSHPK-ja, mbani distancën 2 metra, vendosja e maskave të jetë rutinë e përditshmerisë tonë!
Të shtojmë me shumë kujdesin, në mënyrë që të dalim fitues të kësaj beteje me Covid-19!

Xhafer Gashi“

Zyra e Kryetarit Gashi