9 familje të pastreha bëhen me shtëpi

Nëntë familjeve të pastreha në Istog i është zgjidhur problemi me vendbanimin në këtë fundvit.

Këtë e ka bërë të ditur Besart Dreshaj nga Komuna e Istogut, me anë të një njoftimi në Facebook, ku thuhet se është momenti më i mirë për të bërë dhurata.

Dreshaj tutje ka theksuar se përkrahja sa I përket këtij aspekti nuk do të ndalet edhe për familjet tjera në nevojë gjatë të ardhmes.

‘Është momenti më i mirë për të bërë dhurata. Nëntë familje të pastreha bëhen me shtëpi.Komuna e Istogut në këtë fundvit ju zgjedhi strehim për nëntë familje. Perkrahja nuk do të ndalet, edhe për familje tjera në të ardhmen. T’i gëzojnë shtepit!’, ka shkruar Dreshaj në Facebook. /gazetametro.net