9 të vdekur nga koronavirusi brenda 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur edhe 9 pacientë të cilët ishin infektuar me Covid-19.

Sipas raportit të IKSHPK-së, thuhet se numri total i vdekjeve ka arritur në 390.

Ndërsa në raportin e djeshëm, thuhej se numri i vdekjeve ishte 381.

Sot u shënuan edhe 145 raste të reja me Covid-19, ndërsa u shëruan 144 persona.