90 euro gjobë për ata që hedhin fletushka në Prishtinë

Kompanitë që hedhin fletushka në kryeqytet do të gjobiten me nga 90 euro. Këtë e ka bërë të ditur Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri

Ai ka njoftuar se nga sot nuk do të lejojnë asnjë biznes që të bëjë shpërndarjen e fletushkave reklamuese nëpër rrugë, vetura, hyrje kolektive e të tjera.

“Që nga sot çdo biznes që hedh fletushka ose flyers në një lokacion në qytet, do të dënohet me 90€”, ka shkruar Tahiri në Facebook.