Qeveria emëron bordet e përkohshme të ujësjellësit “Prishtina” dhe “Ibër Lepenci”

Qeveria e Kosovës ka miratuar anëtarët e përkohshëm të bordit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” dhe të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Ibër Lepenci”.

Kryetare e bordit të përkohshëm në KRUP është Nora Tarfashiku dhe anëtarë janë Albana Qehaja, Artan Shuku dhe Evetar Zeqiri.

Ndërsa, kryetare e bordit të përkohshëm të KRUIL është Hajrije Morina dhe anëtarë janë Rexhep Podvorica, Denis Dautaj dhe Hymret Mydyti.