98 raste të reja me COVID-19 në Mal të Zi

Në Mal të Zi, në 24 orët e fundit, 98 persona kanë dalë pozitivë me coronavirus, nga 612 mostra të analizuara, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik i këtij vendi.

Kështu, sipas mediave të huaja, numri i përgjithshëm i rasteve aktive të COVID-19 në Mal të Zi tani është 1,920 persona.

Podgorica ka pas gjatë ditës së sotme 36 raste, Nikshiçi 32, Berane 11, etj.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve që nga fillimi i qershorit është 26 persona.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga 14 qershori është 111, thuhet në njoftimin e ISHP-së.