982 raste të reja dhe 3 humbje jete nga Covid-19 në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 982 të infektuar nga 5,724 testime të kryera. Ndërsa, si pasojë e sëmundjes Covid-19 e kanë humbur jetën dhe tre qytetarë të tjerë.

Aktualisht janë 10,592 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë Shqipërinë. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 100 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.