Një nënë hyn në restorant për të kërkuar ujë për fëmijën e saj, por kërkesa i refuzohet nga kamerieri i pasjellshëm, i cili më vonë pendohet

Një nënë e re hyri në një restorant për të kërkuar një gotë uji, por kërkesa e saj u refuzua nga një kamerier i pasjellshëm. Më vonë, ndodhi diçka e tmerrshme që e bëri kamerierin të pendohet! 
Ajo donte të blinte diçka për të pirë për fëmijën e saj, por aty kishte vetëm pije të gazuara si Coke dhe Sprite të cilat nuk janë të përshtatshme për një femijë të vogël.
Zonja pastaj shikoi rreth në restorant dhe gjeti një burim uji. Ajo kuptoi se do te ishte me mire ti jepte uje femijes.
Iu afrua njërit prej kamerierëve dhe i kërkoi një gotë ujë. Kamerieri pastaj e pyeti: “A keni nje gote?”
Nëna e re e habitur me pyetjen e kamerierit i kërkoi falje dhe i tha: “Më vjen keq, nuk kam gotë”.
Pas përgjigjes së gruas, kamerieri nuk pranoi që gruaja të pinte uje nga burimi.
Megjithatë, gruaja u përgjigj: “Ju lutem, a mund ta përdor nje gotë nga restoranti? Unë do të paguaj për të. ”
“Fëmija im ka shumë etje. Ju lutem, “tha ajo.
Kamerieri më pas u përgjigj: “Pse nuk blini ndonje pije të butë?”
Nëna e re tha se fëmija i saj është tepër i vogel për të konsumuar pije të gazuara, prandaj iu lut për një gotë ujë, por kamerieri më pas e injoron atë dhe largohet për t’i shërbyer klientëve të tjerë.
Më vonë atë ditë, kur nëna e re ishte në shtëpi dhe u mblodh me fqinjët e saj për ndonje thashethem, ajo u tregoi fqinjëve të saj rreth incidentit. Pas dëgjimit se sa i vrazhdë dhe pa mend u tregua kamarieri ,fqinjët e saj u inatosen dhe u betuan se nuk do te shkelnin me ne ate restorant.
Rastësisht, një nga fqinjët e saj ishte një mësuese në një shkollë të mesme që ndodhej pranë fast foodit . Mësuesi i paralajmëroi nxënësit të mos shkonin në ate restorant për të mos u shërbyer nga kamerieri i pasjellshëm.
Nxënësit që dëgjuan historinë e mësuesit, këshilluan edhe miqtë e tyre për restorantin.”Është më mirë për ne që të mos shkojmë më në ate restorant”.Ditën tjetër, restoranti u hap si zakonisht.
Orët kaluan, por ai mbeti bosh pa turmën e zakonshme. Ndryshe nga ditët e mëparshme, restoranti do të ishte i mbushur me klientë, veçanërisht studentë nga shkolla e mesme aty pranë. Tani, nuk kishte me asnjë njeri.
Restoranti vendosi të bëjë promovime për të tërhequr klientët,por perseri nuk pati sukses.
Me kalimin e kohës, u hapen shumë restorante të reja. Tani, restorantet e ushqimit të shpejtë u përballën me shumë konkurente nga restorantet e tjera dhe kafenetë pranë tij. Shume shpejt, restoranti falimentoi.
Ata kurrë nuk e dinin se të gjitha filluan vetëm nga një gotë uji.
Nuk do t’ju kushtojë asgje për të trajtuar të tjerët me dashamirësi dhe respekt. Një ditë, do të zbuloni se gjithë mirësia juaj do të paguhet. /10gjera.com/