Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës në Maqedoni

Nga mesnata do të rriten çmimet e derivateve të naftës. Benzina do të rritet për një gjegjësisht gjysmë denari derisa dizeli për një denar e gjysmë, njoftojnë nga Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Çmimi me pakicë për benzinën Eurosuper BS – 98 rritet për gjysmë denari dhe do të kushtoj 62.5 denar për litër. Çmimi i Eurosuper BS-95 nga mesnata do të rritet për një denar dhe do të kushtoj 62 denarë. Dizeli do të rritet për 1.5 denarë dhe do të kushtoj 60 denarë për litër.