Suedezi Lars-Gunnar Wigemark emërohet shef i ri i EULEX-it në Kosovë

Lars-Gunnar Wigemark është emëruar shef i ri i Misionit të BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX-it, për periudhën nga 1 dhjetori deri më 14 qershor të vitit 2020. Kështu ka njoftuar Bashkimi Evropian.

Shefi i ri i EULEX-it është suedez. Më parë ai ishte shef i delegacionit të BE-së në Bosnjë e Hercegovinë dhe përfaqësues special i BE-së në BeH, si dhe shef i delegacionit të BE-së në Pakistan.