Konfirmohet takimi i Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit, ja pse u takuan!

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka konfirmuar për Gazeta Blic, mbajtjen e takimit mes kryetarit të LDK, Isa Mustafës dhe presidentit Hashim Thaçi.

Ai tha që takimi është në shtëpinë e Isa Mustafës me kërkesën e presidentit.

“Mund të konfirmoj që, me kërkesë të Presidentit Thaçi, kryetari Mustafa e ka takuar në shtëpi, ku është njoftuar nga Presidenti rreth vizitës së sotme të dy zyrtarëve nga SHBA dhe kërkesave të tyre drejtuar koalicionit qeverisës”, tha Mustafa për Gazeta Blic.