Miroslav Lajçak nesër në Serbi, takohet me Aleksandar Vuçiq

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të vizitojë nesër Serbinë.

Gjatë vizitës së tij në Beograd, Lajçak do të takohet me presidentin Aleksandar Vuçiq.

Takimi në mes Lajçak dhe Vuçiq do të mbahet në ora 12:00 në selinë e Sekretariatit të Përgjithshëm të presidentit serb.

Ndryshe nuk janë dhënë detaje shtesë lidhur me këtë vizitë të Lajçak në Serbi, por është thënë se lidhur me takimin detaje do të jepen më vonë.