LDK-PDK zyrtarizojnë marrëveshjen për bashkëqeverisje në Istog

LDK dhe PDK në Istog kanë nënshkruar marrëveshje për të qeverisur bashkë në katër vitet e ardhshme.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Istogut, Ilir Ferati.

Marrëveshja, sipas tij, është nënshkruar mbi parimet e qeverisjes së mirë, transnparente e të ndershme.

PDK do ta ketë nënkryetarin e komunës dhe tri drejtori.

Drejtorinë e Bujqësisë, atë për Kulturë, Rini dhe Spor dhe drejtorinë e Administratës.

“Si rezultat i përpjekjeve tona të përbashkëta kemi arritur marrëveshje për të qeverisur në Istog për katër vitet e ardhshme. Marrëveshja është nënshkruar mbi parimet e qeverisjes së mirë, transparente e të ndershme, profesionale e në përputhje me ligjet në fuqi dhe do të jetë në funksion të zhvillimit të qytetit tonë dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve të Komunës tonë”, shkroi Ferati.