A do të takohen sot Kurti e Mustafa?

Takimi i fundit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës ishte ditën e shtunë, por pa një rezulatat konkret.

Që nga ajo dy ditë dy krerët e partive nuk janë takuar më edhe pse u tha se do të ketë takime të shtuara mes tyre.

I kontaktuar nga “Gazeta Blic”, zëdhënësi për media Lëvizjes Vetëvendosje Arlind Manxhuka ka theksuar se nuk ka inoformacione se sot mund të zhvillohet ndonjë takim me LVV-në.

“Nuk kam informacion për ndonjë takim gjatë ditës së sotme” ka thënë shkurt Manxhuka.

Gazeta Blic ka kontaktuar edhe me Lidhjen Demokratike të Kosovës për të njëjtit nuk i janë përgjigjur thirrjes tone.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, kryetari I LDK-së Isa Mustafa thirri në takim kryetarët e degëve për të folur më gjerësisht rreth marrëveshjes për bashkëqeverisje me LVV.

Posti i presidenti është pika kyqe ku këto dy subjekte poltike nuk po dakordohen mes tyre.

Nga VV-ja kanë kundërshtuar kadegorikisht që ky post të përfshihet në marrëveshjen për bashkëqeverisje ndërsa nga LDk-ja kanë kërkuar që të jetë pjesë e kësaj marrëveshjeje.

Ndryshe, Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka caktuar datën 26 dhjetor si date kur pritet të mbahet seanca konstituive por marrëveshje mes LVV dhe LDK ka stagnuar për momentin.