A është shkarkuar ministrja Delina Ibrahimaj? Rama u përgjigjet gazetarëve

Kryeministri Edi Rama ka mohuar lajmin për shkarkimin e ministres së Financave, Delina Ibrahimaj, pak para mbledhjes së Asamblesë së PS.

I pyetur lidhur me këtë çështje para mbledhjes së Asamblesë së PS, Rama nuk ka pranuar të japë detaje, por është përgjigjur i prerë, vetëm me ‘Jo’, sa i përket shkarkimit të ministres.

Gjithashtu vetë ministrja Delina Ibrahimaj e pyetur nga gazetarët theksoi se as nuk është dorëhequr dhe se as nuk është shkarkuar.