A frikësoheni nga izolimi?, Kurti: I shqetësuar po, por kurrë i frikësuar

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili po merr pjesë në Forumin e Bratisllavës, ndërsa ka folur në një panel edhe për situatën në veri, i cili u pyet edhe për frikën e një izolim të mundshëm të Kosovës pas qortimit amerikan, por ai tha se nuk frikësohet edhe pse është i shqetësuar.

Kurti u pyet se a është i frikësuar për një izolim të Kosovës dhe suspendim të vizave pas deklaratave të fundit nga SHBA, ai ka thënë se nuk ndihet kurrë i frikësuar por se i brengosur gjatë gjithë kohës.

Kryeministri Kurti njihet për rimat e tij, e nuk i kanë munguar as në Forumin e Bratisllavës.

“Le të them se jam i shqetësuar pothuajse gjithë kohën, por kurrë i frikësuar. Sepse shkon me punën time, është përshkrimi i punës time: të mos jem i frikësuar, por të jem i shqetësuar”, tha Kurti.

Ai ka vazhduar të thotë se njësitë speciale të Policisë së Kosovës nuk mund të tërhiqen nga objektet e komunave në veri.

“Nuk e dorëzojmë republikën. Nëse këta kryetarë nuk duhet të jenë nëpër komuna, kush duhet të jetë?”.

“Kosova ka 38 komuna dhe në secilën prej tyre qëndrojnë disa policë dhe është situatë normale. Sa të ka dhunë jashtë në katër komunave veriore, shumë dhe grafite me ‘Z’ që tregohet admirimi për Putinin dhe agresionin e Rusisë në Ukrainë, duhet të jemi me njësi speciale nëpër komuna. Atje bëhen thirrje me ‘ubij-ubij’ që do të thotë ‘vriti-vriti’”, tha tutje Kurti.