Përfshihet nga zjarri një veturë te Qendra e Studentëve, s’ka të lënduar

Një veturë e markës Mercedes është përfshirë nga zjarri momente më parë te udhëkryqi te Qendra e Studentëve në Prishtinë.

Nga ajo që është parë nga vendi i ngjarjes nuk ka të lënduar, njofton Klan Kosova.

Ekipet e policisë dhe zjarrfikësve kanë reaguar menjëherë duke shuar flakët. Shkaqet e djegies së kësaj veture ende nuk janë mësuar.