A i humbë Kosova 10 milionë euro në ditë nga koronavirusi, Bislimi e quan Rukiqin amatorë

0
170

Ministri i Financave të Kosovës, Besnik Bislimi nuk beson se ekonomia e Kosovës humbë nga 10 milionë euro në ditë. Madje, në një intervistë për gazetën inFokus, ai e quan kalkulim amatoresk atë që kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, e deklaroi se për shkak të situatës ekonomike të krijuar nga pandemia e koronavirus, ekonomia kosovare do të humbë deri në 1 miliard euro për tre muaj.

Derisa Rukiqi thotë se masa e Ministrisë së Financave, që punëtorët e sektorit privat të kompensohen me nga 170 euro, është e pamjaftueshme, kreu i financave të Kosovës, Besnik Bislimi vlerëson se një kalkulim i tillë është i pasaktë, shkruan gazeta inFokus.

“Është kalkulim amatoresk, shumë i gabuieshëm, shumë i pasaktë dhe shumë leht verifikohet që është i palogjikshëm”, thotë Bislimi.

Sipas tij, për të bërë kalkulime ekonomike duhet të njihet makroekonomia, ashtu sikur duhet njohur politikat fiskale për të përgatitur pako fiskale.

“Unë ka 30 vite që studijoj politikat fiskale por jamë shumë i kujdesëshëm kur jap një propozim sepse thamë ndoshta nuk e di. Mu po më vinë propozime nga njerëz që nuk e kanë asnjë ditë të studimit të politikave fiskale, asnjë libër të lexun për politikat fiskale por konfidencën nëmaksimum”, thekson Bislimi për gazetën inFokus.

Kjo në këytë kohë, thotë se nuk i kontribuon situatës dhe kërkon nga bizneset dhe palët e tjera ti besojnë në kryerjen e punës që i është besuar për përgatitjen e pakos emergjente.

Intervistë me ministrin e Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi.Mësojeni se si do të përfitojnë bizneset dhe qytetarët nga pakoja emergjente e Qeverisë së Kosovës

Posted by Gazeta Infokus on Thursday, April 2, 2020