A ka të drejtë Kurti ta shkarkojë secilin ministër në kabinetin e tij? – Çfarë thotë marrëveshja

Në marrëveshjen qeverisëse mes Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), përmendet
edhe çështja e shkarkimit të ministrave.

Sipas marrëveshjes, Kurti si Kryeministër mund ta shkarkojë secilin ministër, përfshirë edhe ata të LDK-së, por vetëm pas një konsultimi me partnerin qeverisës.