A po bashkohen VV’ja e LDK’ja në një koalicion? Flet Rexhep Selimi

0
286

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka folur rreth platformës së përbashkët që kanë hartuar partia e tij dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, për negociatat e Kosovës me Serbinë.

Selimi është pyetur në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, nëse VV’ja dhe LDK’ja po shkojnë drejt bashkimit në një koalicion për zgjedhjet e ardhshme në vend.

“Jo, jo, nuk bëhet fjalë për atë punë”, është përgjigjur Selimi.

“Është bashkëpunim opozitar në Kuvendin e Kosovës. Kaq”, është shprehur më tej ai.

“Është herët të flasim për këto gjëra”, ka thënë ai, duke iu referuar një koalicioni të mundshëm me LDK’në e Isa Mustafës.