Shërohet minatori që lëndoi sytë nga acidi në Trepçë, falenderon shokët që e ndihmuan atë ditë dhe me pas me para

Buci Hajdari ka qenë mjaft shumë i lënduar nga shpërthimi i acidit, pasi i kishte rënë në sy.

Por, për fat të mirë, u shërua krejtësisht, shkruan “Jepi zë”.

E tani pasi u shërua, ai ka zgjedhur t’i falenderojë shokët e Minierës për ndihmën që ia dhanë atë ditë, por edhe që e ndihmuan financiarisht më pas.

“Falendrojmë të gjithë kolegët e Minjerës së Stantërgut në Mitrovicë,të cilët na dulën në ndihmë duke mos u kursyer në asnjë moment me rastin e lëndimit tonë si pasojë e shpërthimit të Acidit Sulforik ne vendin e punës. Ju jemi mirënjohës edhe për shumën modeste financiare të dhënë nga kolegët për shpenzimet e shërimit. Falenderim dhe mirënjohje të pa fund për të gjithë ata që na ofruan ndihmën e tyre,paqin shëndet dhe lumturi ne familjet e tyre!”, ka shkruar minatori.