A po i mpreh Kina dhëmbët? Veprimeve ruse mund t’ua shoh sherrin edhe ky vend

Mediumi amerikan, CNN, shkruan se si agresioni rus drejt Ukrainës mund të ketë ndikim edhe në raportet mes Kinës dhe Tajvanit, transmeton Gazeta Express.

Siç shkruan CNN, në rastin e Tjavanit, duket se Kina kërkon një “ribashkim” të mundshëm me ishullin të cilën e kosnideron si territor të vetin edhe përkundër faktit se kurr nuk e ka qeverisur dhe nuk e ka përjashtuar dhunën si mjet për realizimin e një qëllimi të tillë.

Tutje thuhet se Tajvani dhe Ukraina mund të jenë të krahasueshme, pasi që të dyja janë demokraci dhe vende mike të Perëndimit, statusi i të cilave mund të jetë i varur nga autokracitë e fuqishme.

Edhe udhëheqësit botërorë, javëve të fundit, kanë nënkuptuar lidhje midis fatit të Ukrainës dhe Tajvanit.

Presidenti tajvanez Tsai Ing-wen ka thënë se Tajvani mund të “empatizojë” situatën e Ukrainës duke pasur parasysh përvojën e saj me “kërcënimet ushtarake dhe frikësimin nga Kina.”