Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, një i vdekur

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e sotëm në Rrugën e Kombit.

Raportohet se një autobus është përplasur me një veturë në segmentin Milot-Rrëshen.

Si pasojë e aksidentit, siç raporton Oranews, humbi jetën drejtuesi i veturës.

Nuk dihet ende identiteti i viktimës dhe rrethanat e ngjarjes.

Autobusi raportohet se po transportonte turistë nga Tirana në Brezovicë.