A po përgatiten për protestë Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së?

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka paralajmëruar protesta në oborrin e Kuvendit të Kosovës, nëse do të dalë për lexim të dytë projektligji që i heq veteranët nga paga minimale, shkruan Fokusi.info.

Ndërsa për deklaratat e ministrit të Financave, Hekuran Murati se do të ketë Ligj të ri për veteranët, Klinaku i quan mashtrime dhe fushatë elektorale.

Sipas Klinakut, një ligj i tillë nuk mund të bëhet, përderisa dosjet dhe dokumentacionet gjenden në Prokurori dhe lënda është në Gjykatë.

Klinaku ka thënë dje se i ka njoftuar degët dhe iu ka kërkuar që të aktivizohen për të qenë të gatshëm të dalin në protestë kur të thirret ajo.

Ndërkohë që dje, por edhe sot, jemi duke i parë takimet mobilizuese që po i mbajnë kryesitë e degëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së./Fokusi.info/