Vdes ish – kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova

Ka ndërruar jetë ish-kryetari i Komunës së Istogut nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar edhe ish-kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Istogut, Gani Dreshaj.

Ky është postimi i tij:

Sapo mora lajmin e hidhur për vdekjen e ish-kryetarit shumëvjeçar të Istogut, Haki Rugova.

Në garën për kryetar e kisha rival, por gjithmonë kam ruajtur respektin si ish-profesor fantastik, si intelektual me vlera të larta, por edhe për disa punë të mira që i ka bërë për Istogun ndër vite.

Para pak javësh e takova rastësisht në Istog, dhe e urova për pensionimin pas një karriere të bujshme profesionale e politike.

Ngushëllime familjes Rugova, shoqërisë, dhe gjithë simpatizuesve të LDK-së për humbjen e ish-kryetarit tonë. G.D.