A po planifikon LDK ta marrë edhe kryeminstrin? Befason Agim Veliu

Emri i nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliut, është përflitur gjatë ditës së sotme në medie si kandidat i mundshëm për kryeministër të vendit.

Ai për Gazetën Insajderi ka thënë se nuk është duke u marrë me këtë punë dhe nuk preferon të lëshohet në deklarata të tilla.

“Vallai, nuk kisha fol për këtë punë unë sepse nuk jam duke u marrë me këtë punë fare. Nuk jam unë njeri që mendoj se këto punë duhet të bëhen përmes portaleve dhe medieve. LDK ka organe dhe mekanizma që i kryen punët aty ku duhet”, ka deklaruar.

E sa i përket takimit me Lëvizjen Vetëvendosje, Veliu ka thënë se janë në pritje të një zgjidhjeje të mundshme nga ana e partisë fituese.