AAK-ja këmbëngul: Qytetarët të kompensohen me nga 100 euro

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk ka hequr dorë nga ideja që secili qytetarë të kompensohet me 100 euro për t’u ballafaquar me pandeminë Covid 19.

Deputeti i AAK-së, Gazmend Abrashi theksoi se përkrahja individuale është shumë e nevojshme për qytetarët. Kjo sipas tij arrihet përmes propozimit të tyre.

Abrashi në një konferencë për medie tha se në mungesë dhe pamundësi të paraqitjes së ekspozesë së AAK-së në seancën e jashtëzakonshme janë detyruar që këtë ta bëjnë përmes medieve.

“Sot në pamundësi që të japim ekspozenë e saj i kemi paraparë të jep dy pako. Pako e parë emergjente që i përfshinë të gjithë qytetarë. Për këtë kemi propozua që secili qytetarë të merr nga 100 euro nga shteti. Ketë ide e kanë përkrahë shumë shtete në përkrahje të individit. Propozojmë moratorium për kreditë e qytetarëve dhe ndaj procesit të përmbarimit deri më 1 shtator” , tha ai.

Abrashi u shpreh se në këtë gjendje emergjente ndihmat ndaj sektorit privat janë primare.

E deputeti tjetër i AAK-së, Arbër Tolaj e kritikoi qeverinë në detyrë në menaxhimin e situatës me pandeminë.

Derisa e cilësoi edhe si antikushtetues vendimin e djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë për kufizim të lëvizjes.