AAK kundërshton rritjen e çmimit të energjisë elektrike

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dërguar në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë komente lidhur me tarifat e energjisë elektrike.

Shefi i Grupit Parlamentar Besnik Tahiri, tha se ky subjekt kundërshton ngritjen e çmimit të energjisë elektrike.

“Vazhdimin e kundërshtimit tonë ndaj tarifave diskriminuese të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) dhe Qeverisë e bëmë edhe me komentet tona kundërshtuese kundër ngritjes së çmimit të rrymës, të dorëzuara sot në Zyrat e ZRrE-së”.

Tahiri theksoi se AAK-ja kërkon rivlerësimin e këtij procesi.

“Grupi Parlamentar i AAK-së kundërshton çmimin e papërballueshëm të tarifave, duke përfshirë edhe bllok tarifat e propozuara nga ZRrE-ja, dhe kërkon nga ZRrE-ja dhe Qeveria ta kthejë në rivlerësim të plotë procesin”.