AAK organizon tryezën e 8-të më radhë me temën “”Liberalizimi i vizave dhe migrimi i qytetarëve”

Grupi Parlamentar i AAK-së, në kuadër të ciklit të diskutimeve lidhur me gjendjen e rëndë në vend, organizon tryezën e 8-të me temë: “Liberalizimi i vizave dhe migrimi i qytetarëve”.

Në këtë tryezë do të ketë diskutime të ndryshme nga njohës të fushës dhe përfaqësues të OJQ-ve.

Tryeza mbahet sot, në ora 13:00, në sallën nr. 506 në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës.