AAK thërret konferencë për medie

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thirrur një konferencë për medie.
Kështu ka bërë të ditur kjo parti përmes një komunikate dërguar medieve, përcjell Fokusi.info.

Arsyeja nuk precizohet, ndërsa vetëm është mësuar që e njëjta do të mbahet në selinë e vetë partisë, në Ulpianë.

Njoftimi i plotë:

Të nderuara media,

Nesër, më datë 22 gusht, me fillim në ora 11:00, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. Konferenca mbahet në selinë qendrore të Aleancës, në lagjen Ulpiana në Prishtinë.

Ju ftojmë ta ndiqni këtë ngjarje!

Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun