Ironizon Behramaj: Mos po diskutoni me Serbinë për Vojvodinë?

Adil Behramaj, ish-këshilltari i Hashim Thaçi, ka ironizuar me Qeverinë Kurti në lidhje me zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi.

Me anë të një shkrimi në Facebook, Behramaj ka komentuar marrëveshjen e paraqitur nga Besnik Bislimi në lidhje me targat.

Ai ka thënë se nuk ka pasur nevojë që Kurti ta bënte këtë rrëmujë në veri.

“E pse pat nevojë Kurti ta bënte këtë rrëmujë në veri? Kishte mundësi ta dërgonte Besnik Bislimin në Bruksel për të bërë marrëveshje edhe pa e dërguar Njësinë Speciale atje për spektakël politik. I dërgoi dhe i la pa bukë. I shqetësoi familjet e tyre dhe gjithë qytetarët. Edhe në fund e dërgoi prapë zëvendësin e tij për të bërë marrëveshje me Serbinë, të cilin kishte mundur ta dërgonte pa e shkaktuar këtë lëmshore politike”, ka shkruar Behramaj.

Në fund ai ka ironizuar me Qeverinë duke thënë se mos po diskutoni me Serbinë për Vojvodinë.

“A u bëmë sot objekt në tavolinë apo subjekt në karrige? Mos po diskutoni me Serbinë për Vojvodinë?”, ka shkruar në fund Behramaj.