Abazi: Në marrëveshjen Kosovë-Serbi për herë të parë përmendet fjala “autonomi”

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, tha se në marrëveshjen e fundit Kosovë-Serbi, flitet edhe për autonominë e komunave veriore.

Ai, në Debat Plus, u shpreh se marrëveshja tashmë është e kryer dhe është kombinim i propozimeve të FES-it dhe të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

“Takimi i fundit me liderët evropianë ka qenë se duhet me prioritet zbatimi i Asociacionit, formulimi i tmerrshëm është pika 7, quhet vetëmanxhim, nuk është frazë, është vetëpërmbajte… është autonomia substanciale. Për herë të parë përdoret fjala autonomi, që si po shihet është i kryer, e ka marrë për bazë propozimin e FES-it dhe të Edi Ramës”, tha ai.

Tutje, Abazi tha se sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit nuk është shfrytëzuar sa duhet politikisht nga Qeveria e Kosovës.