Abazoviq dhe Rama mbërrijnë në Kiev, pamje nga atje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama së bashku me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq janë nisur drejt Ukrainës, me ftesë të Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Kryeministri Abazoviq në mëngjesin e së mërkurës njoftoi se kanë mbërritur në Kiev me ç’rast shprehi solidaritetin dhe mbështetjen e tyre për Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit rus.

Ai shkroi se Mali i Zi do të vazhdoj të përkrah Ukrainën në këtëkohë katastrofike humanitare.

“Mbërritëm në #Kiev me @ediramaal për të ofruar mbështetje të sinqertë [Ukrainës] dhe qytetarëve të saj në mbrojtjen e të drejtës për liri. #MNE [Mali i Zi] do të vazhdojë të ndihmojë #Ukrainë në këtë kohë të vështirë dhe katastrofë humanitare”, shkroi ai në Twitter.