Haradinaj në Ditën e Veteranëve: Sakrifica e juaj për çlirim të vendit do të mbahet mend dhe nderohet gjithmonë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në Ditën e Veteranit ka uruar gjithë bashkëluftëtarët në këtë ditë.

Ai ka uruar këtë datë duke publikuar një fotografi me bashkëluftëtarët e tij gjatë kohës së luftës.

Shkrimi i plotë:

“Të dashur bashkëluftëtarë,

Urime Dita e Veteranit, ditë krenarie e lavdie. Shërbimi dhe sakrifica juaj gjatë çlirimit të vendit do të mbahet mend dhe nderohet gjithmonë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.