Abbot uron Kurtin: Pres me padurim të punoj në prioritetet e përbashkëta mes Britanisë dhe Kosovës

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbot, ka uruar Albin Kurtin dhe qeverinë e tij.

Ai ka thënë se vendi i tij dhe Kosova kanë shumë prioritete të përbashkëta, në të cilat mezi pret të punojë me qeverinë e re.

“Urime Albin Kurti për zgjedhjen tuaj kryeministër. Pres me padurim të punoj me ju dhe me qeverinë tuaj në shumë prioritete të përbashkëta mes Britanisë së Madhe dhe Kosovës”, ka shkruar Abbot në Facebook.

Albin Kurti u zgjodh kryeministër me 67 vota pro./Fokusi.info/