Fjalët prekëse të kolegut të policit Sami Thaçi që vdiq në krye të detyrës

Nata e mbëmshme në fshatin Zhur të Prizrenit tronditi tërë vendin me shpërthimin që la të vdekur një polic, dhe dy të tjerë të lënduar rënd, njëra nga ta sipas raportimeve është verbuar. Gjithashtu, edhe djali i personit që shkaktoi shpërthimin ka mbetur i lënduar.

Sami Thaçi i cili u vra në krye të detyrës nga shpërthimi me bombë në Zhur të Prizrenit, ka qenë pjesë e Njësisë Speciale të Kosovës.

Ndërsa një koleg i tij edhe ai polic i Kosovës, ka shkruar një shkrim emocionar në Facebook.

“Do t na mungosh Sami i nderuar!
Ngushllime familjes dhe gjithë kolegëve! Kam pas fatin te punoj me ty faleminderit per qastet e hareshme qe na ke dhuruar gjate punës! Por kete moment te trishtë kurr se kam besuar qe do vije ty duke besuar ne profesionalizmin tuaj! E veshtire eshte ta pranojm kete fakt kur ne te dy sot kemi filluar punen per tu kthyer ne shtepi jeta eshte eshte e pa drejte nganjehere! E lus t madhin zot qe ti t prehesh ne paqe”.

Incidenti ka ndodhur kur pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të Njësisë Anti-Drogë kishin shkuar në një shtëpi për bastisje dhe teksa ata ndodheshin në katin e dytë të shtëpisë ka shpërthyer një mjet shpërthyes./gazetametro.net