Abbott: Më vjen keq që dëgjova për dorëheqjen e Mehajt

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë,  Nicholas Abbott, ka deklaruar se i ka ardhur keq, pasi ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka dhenë dorëheqje.

Ai tha se i është mirënjohës për kontributin e tij në marrëdhëniet e mbrojtjes Britani e Madhe-Kosovë.

“Më vjen keq kur dëgjoj se Armend Mehaj ka dhënë dorëheqjen si ministër i Mbrojtjes. I jam mirënjohës për kontributin e tij pozitiv në marrëdhëniet e mbrojtjes MB-Kosovë gjatë 2 e gjysmë viteve të fundit dhe i uroj atij mirë në të ardhmen”, ka shkruar.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka njoftuar se sot me kërkesë të ministrit të mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pranuar dorëheqjen e tij.

Sipas Kurtit, dorëheqja e Mehajt është bërë për shkaqe familjare.

Teksa ka konfirmuar se si ministër të ri të Mbrojtjes ka emëruar Ejup Maqedoncin, të cilit edhe i ka uruar punë të mbarë.

“Sot, me kërkesë të ministrit të mbrojtjes, Armend Mehaj, kam pranuar dorëheqjen e tij. Kërkesa për lirim nga detyra vjen për shkaqe familjare. Ministrin Mehaj e falënderova për punën e pandërprerë, kontributin mbresëlënës, bashkëpunimin e rregullt dhe angazhimin e tij shembullor nga dita e parë e marrjes së detyrës.Ministër të ri të mbrojtjes emërova Ejup Maqedoncin, me të cilin kemi bashkëpunuar deri më tani në funksione tjera. Ministrit Maqedonci i uroj punë të mbarë në avancimin e mbrojtjes dhe sigurisë, në zhvillimin dhe ndërtimin e ushtrisë sonë”, ks shkruar ai.

“Me këtë rast zhvilluam një takim të përbashkët edhe me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari”, tha tutje Kurti.