Fushë Kosovë, arrestohet një burrë për vjedhje të veturës

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhje të veturës në Fushë Kosovë.

Sipas njoftimit të policisë, rasti është raportuar me 6 maj 2023, nga ankuesi të cilit në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, i është vjedhur vetura.

“Arrestohet E.K. mashkull, 53 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës (përsëritës i veprave të natyrës së njëjtë). Nga hetuesit policor, në lagjen Emshir në Prishtinë, janë gjetë dhe sekuestruar vetura e vjedhur dhe tri palë targa (një palë targa vendore të cilat janë të raportuara të vjedhura dhe dy palë targa të huaja)”, thuhet në njoftim të policisë.