Abdixhiku: Çmimet po rriten, qeveria po vazhdon të jetë spektatore

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore.

Abdixhiku thotë se përball kësaj krize, Qeveria Kurti ka braktisur detyrat e saj.

Ai theksoi se kur çmimet po rriten, ekzekutivi po vazhdon të jetë vetëm spektatore.

“Përballë kësaj krize, Qeveria Kurti ka braktisur detyrat e saj. Në kulmin e rritjes, ajo vazhdon të jetë vetëm spektatore. Vështron krizat barabartë me secilin qytetar. Asnjë masë fiskale, asnjë politikë qeveritare, asnjë pako zhvillimore e ndërmarrë deri më tash. Paaftësia qeverisëse kushton. Paaftësia e kësaj Qeverie kushton shumë”.